Shihni vërdallë çifte që pavarësisht se iu duken të dëshpëruar, martesa e tyre zgjat në kohë? Ja cilat janë disa nga arsyet:
1. Financat
Ndoshta asnjëri prej të dyve nuk ka mjaftueshëm siguri financiare për të përballuar 2 shtëpi të ndara apo për të ndjekur të njëjtin stil jete që bën në çift. Ndoshta fëmijët janë duke u shkolluar dhe prindërit nuk e marrin guximin të divorcohen sepse vetëm ideja që ndarja mund të kërcënojë qëndrueshmërinë financiare të familjes, i tmerron.
2. Fëmijët
Fëmijët mund të mbajnë anën e njërit ose tjetrit. Mund të fajësojnë njërin prind më shumë se tjetrin ose mund të zgjedhin të shkëpusin kontaktet. Frika e ndryshimit të marrëdhënies me të vegjlit, i bën të qëndrojnë në një raport të palumtur.
3. Besimet fetare dhe turpi
Njerëzit që janë besimtarë të devotshëm e mendojnë si të ndaluar divorcin dhe besimi i tyre në shumë raste është më i fortë se problematikat në martesë.
4. Frika
Ka shumë lloje frikërash që lindin në momentin që vendosni të ndaheni. Ajo nga e panjohura është e para. A mund t’ja dalësh si prind i vetëm? A ka shanse të të braktisin fëmijët në një moment të dytë? Të gjitha këto mendime dhe frikëra bëhen torturuese dhe shumë zgjedhin të qëndrojnë.
5. Faji
Ideja që do t’i vësh fëmijët para një ngjarjeje si divorci apo shpërndarja e fëmijëve të bën të ndihesh në faj. Prandaj shumë sakrifikojnë lumturinë vetjake për të mos ndjerë peshën e fajit.
6. Zakon
Çdo gjë në jetë bëhet zakon dhe një martesë e keqe s’bën përjashtim. Ti thjesht mësohesh dhe vetëm ideja e një ndryshimi të madh mund të të trembë.
7. Periudhat e mira
Jo të gjitha martesat problematike janë gjithë kohës të tilla. Ka periudha të mira në çift, kohë të lumtura dhe ngjarje të gëzuara që të bëjnë ta rimendosh ndarjen.
8. Shpresa që do të bëhet më mirë
Ti zgjohesh çdo ditë me mendimin se gjërat do të ndryshojnë dhe kjo të jep fuqi për të bërë para me shpresën që nesër do të jetë ndryshe.