Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Dy shqiptarë janë arrestuar së fundmi në Greqi pasi u kapen duke transportuar dhe shitur lëndë narkotike.

Raportohen se bëhet fjalë për një 30-vjeçar dhe një 36-vjerçar, të cilët shpërndanin drogë në Korfuz dhe Atikë.

Sakaq mësohet se policia ka arrestuar në shtëpinë e dy shqiptarëve tre telefona celularë, 1900 euro dhe 0.5 gram kokainë.

Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *