Kategoria e Parë rikthehet me derbin e Myzeqes, ja dy sfidat që do të transmetohen live

Kategoria e parë rikthehet këtë javë pas ndërprerjes dhe menjëherë kemi përballje interesante. Përpos derbit Partizani – Tirana, futbolli shqiptar do të shijojë edhe derbin e Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjes ditën e shtunë në orën 15:00. Ndeshja që do të transmetohet live në Oversport, çuditërisht është ajo mes Flamurtarit dhe Besës në të njëjtën ditë por në orën 12:30.

Dita e shtunë do të vijojë me tre sfidat e tjera, Korabi – Turbina, Besëlidhja – Tërbuni, Luzi – Skënderbeu në orën 15:00.

Ndeshja tjetër që do të transmetohet live nga Oversport është ajo mes Tomorit dhe Dinamos, të dielën në orën 12:30. Burreli – Oriku është sfida e fundit që mbyll javën e 4 në Kategorinë e Parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *