Sëmundje e pamëshirshme/ Ndërron jetë Anëtarja e Këshillit Bashkiak dhe mësuesja model, Dorina Kuka

Lajmi për humbjen e jetës së këshilltares së Bashkisë Tiranë dhe drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” Dorina Kuka në një moshë të re, ka sjellë reagime të shumta.

Për ndarjen nga jeta të këshilltares bashkiake, kanë reaguar shumë bashkëpunëtorë të saj. Mes tyre edhe  kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ku përmes një postimi në Facebook shkruan se ajo ishte një nën dhe një drejtuese e angazhuar e qytetit.

“Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, mësuesja dhe drejtoresha e palodhur dhe model, anëtarja e këshillit të Bashkisë Tiranë, Dorina Kuka, u nda nga jeta. Një nënë, mësuese, drejtuese dhe qytetare e angazhuar, jetësimi i gruas bashkëkohore shqiptare. Dorina ishte një mike e respektuar dhe e rrallë. Ngushëllime familjarëve dhe dy djemve! Do të më mungosh, Dorina e dashur! Do të na mungosh të gjithëve! Pushofsh në paqe”, shkruan Nikolla.

Redaksia e Priza.al i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmeve të Dorinës për humbjen e madhe. Lutjet tona janë për familjen dhe dy djemtë e Dorinës në këto kohë shumë të vështira për ta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *