Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë pas ribashkimit të Borës dhe Donaldit: “Krejt toksinat…”

Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas fotos që zyrtarizoi lidhjen e Donald Veshajt me Bora Zemanin. Këngëtarja ka publikuar një sërë fotosh në profilin e saj në Instagram ku shfaqet e veshur mjaft sensuale. Ky është postimi i parë i këngëtares, pasi Bora publikoi foton me Donaldin. “Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkruan Beatrix në mbishkrim.

 

Ndjekësit kanë vërshuar menjëherë me komente duke e lidhur postimin dhe mbishkrimin e këngëtares me Borën dhe Donaldin.

Fotoja e çiftit nga studioja e “Më Lër Të Flas” u bë kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale. Të shumtë kanë qenë edhe fansat që janë lumturuar për dyshen e tyre të preferuar, por nuk munguan edhe ata që e shfytëzuan për t’u “hakmarrë” ndaj Beatrix Ramosajt.

Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më. Ata kanë marrë një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë. Pas kaq muajsh, Bora dhe Donaldi ndiqen sërish në Instagram dhe ky veprim është marrë gjithashtu si konfirmim i romancës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *