Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Burime për mediat bëjnë me dije se Alfred Sina, 30 vjeç dhe Mariglen Alterziu, 36 vjeç, janë arrestuar për kultivim bimësh narkotike dhe për vjedhje.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Center”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
- A. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
- M. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.