Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur ditën e sotme kryebashkiakët për menaxhimin e mbetjeve.
Gjatë fjalës së saj në takim, ministria e Turizmit Mirela Kumbaro ka theksuar se këtë vit menaxhimi i mbetjeve është shumë herë më mirë seç ka qenë por, nuk jemi akoma aty ku duhet. Më tej ajo ka shtuar se të përmirësosh cilësinë e jetës nuk do të thotë të harrosh mbetjet, por të rrisësh cilësinë e menaxhimit. Prioriteti ynë duhet të jetë menaxhimi i mbetjeve në fshatra dhe qytete
“Jemi shumë më mirë shumë më pastër por, nuk jemi aty ku kërkon standardi që ne kemi vendosur. Duhet rritur shkalla e menaxhimit të mbetjeve. Sot më shumë se kurrë të nxisësh turizmin duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave dhe qyteteve. Këtë vit menaxhimi i mbetjeve është parë si çështje që duhet zgjidhur. Të përmirësosh cilësinë e jetës nuk dmth të harrosh mbetjet, por të rrisësh cilësinë e menaxhimit. Prioriteti ynë duhet të jetë menaxhimi i mbetjeve në fshatra dhe qytete.
Ja dolëm në këtë vit me forcat e bashkive dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Që të mbyllim 15 vend depozitime të paligjshme, që ishin plagë për vendin tonë. Janë ende pak nga atë që kemi trashëgimi në 30 vite. Ka bashki në sot nuk mbledhin dot tarifat e pastrimit. Që nga Tirana që ka tarifën 40 euro, deri tek faniljet e vogla që arrijnë në 4 deri në 5 euro. Tarifat e pastrimit në Shqipëri janë më të ulëtat në Europë”, tha Kumbaro.