Pas natës argëtuese në një klub në Meksikë me Aron Piper, Dua Lipa së fundmi është kapur mat me komendianin e njohur Trevor Noah në New York. Ylli me origjinë shqiptare dhe moderatori i “The Daily Show” nxitën thashethemet disa ditë më parë teksa u fotografuan duke u puthur.
Pas kësaj nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave, teksa kanë shijuar një darkë së bashku në një restorant në East Village. Pamjet eksluzive të dyshes janë bërë publike nga “DailyMail”.
Burimet për prestigjiozen amerikane tregojnë se pas mbrëmjes romantike ata kanë shkëmbyer edhe një puthje, duke u larguar më pas në drejtime të ndryshme. “Ata ishin ulur larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë darkës. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime dhe puthje të gjata,”-shtoi më tej burimi.
Kjo vjen pasi, Dua u fotografua me aktorin e njohur Aron Piper në Meksikë, të cilët u përfolën për një lidhje të mundshme. Pak ditë më parë ata janë kapur në një klub bashkë duke festuar e kërcyer dhe më pas kanë dalë po bashkë duke hipur në të njëjtin automjet.
Nuk ishte hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë duke kërcyer. Aron Piper është model, këngëtar dhe aktor spanjoll i cili që nga viti 2018 merr pjesë në serialin e Netflix “Elite”.