‘Institucionet po dobësohen’/ Kim: Qeveritarët të rishikojnë vendimet e marra

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar me një postim në lidhje me qeverisjen në vendin tonë.

Ambasada shkruan se qeveria shqiptare duhet që të rishikojë vendimet e marra, ku thekson se udhëheqësit duhet të mbështesin reformën në drejtësi.

Postimi i plotë:

Është koha që populli shqiptar dhe qeveria shqiptare të zgjedhin përsëri se cilën rrugë do të zgjidhni. Mendojmë se rruga është përpara drejt të ardhmes, drejt perëndimit. Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar. Pra, mendoj që udhëheqësit duhet të marrin një vendim, çka është dhe arsyeja pse e theksojmë aq fort reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, marrëdhënien tuaj me NATO-n. Ne besojmë që institucionet janë jetike për një demokraci.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *