“Cërriku, model pastërtie”/ Rama përmend satelitët: Jemi mbretëria e skepticizmit, nuk përqafojmë risitë

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për menaxhimin e mbetjeve ku nuk i kurseu lëvadat për bashkinë e Cërrikut për punën e bërë në këtë aspekt.

Rama theksoi se kjo bashki ka bërë një punë shumë të mirë për futjen e metodologjisë së riciklimit përmes bashkëpunimit me fermerët. Gjatë fjalës së tij në Forumin e mbetjeve, kryeministri nuk i kurseu ironitë edhe për satelitët, ku tha se ashtu si në rastin e Cërrikut, risitë inovative e kanë vështirë të përqafohen me shpejtësi nga shqiptarët.

“Të gjitha këto bashki nuk janë dot të krahasueshme me Cërrikun dhe Sarandën që janë disa hapa përpara në atë që mbetet një problematike serioze, trajtimi dhe riciklimi i mbetjeve. Cërriku ka ndërtuar një model për të marrë shembull. Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse për arsye se tregon vizion dhe lidership, tregon aftësi ndërveprimi me faktorët e duhur, në këtë rast miqtë që kemi në panel. Tregon një kapacitet ndërveprues dhe organizativ me fermerët për t’i dhënë mundësinë që nga mbetjet të krijojnë ekonomi, por edhe për t’i informuar dhe për t’ia bërë këtë një gjë shumë të kuptueshme.

Ne jemi mbretëria e dyshimit, e skepticizmit dhe e përqeshjes me çdo gjë të re. Çuditërisht gjithçka nuk e përqeshim te të tjerët, tek këta që kemi në panel, por e vlerësojmë shumë kur vizitojmë apo jetojmë në vendin e tyre, këtu i konsiderojmë gjëra pa kuptim. Mjafton të kujtosh se çfarë herreje nxit te skeptikët vendosja e shërbimit satelitor, për të kuptuar sa e vështirë është këtu që risitë të përqafohen me shpejtësi”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *