Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se fasha e prej 800 KW në lidhje me energjinë elektrike mos të hyjë në fuqi nga 1 tetori për konsumatorët.
Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë sa më shumë energji, ku theksoi se kriza vazhdon.
“Nga 1 tetori mbi fashën 800 kë, pra çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë. Kjo fashë synon nga njëra anë mbrojtjen të 96% të familje të cilat nuk e kalojnë kufirin. Ata që e tejkalojnë do e paguajnë me çmimin e tregut. Kursimi i energjisë është për të kaluar dimrin pa kufizime energjie. Disa thonë që vendi ynë nuk ka lidhje me krizë, kjo nuk ka lidhje. Sistemi ynë energjetike plotëson vetëm 75% të nevojave. Pse nuk i plotësojmë të gjitha nevojat ne blemë në tregun ndërkombëtar, unë dhe kjo qeveri sigurojmë mbështetje për energjinë. Sot kam një lajm pozitiv, kemi pasur nivel pozitiv në Fierzë ndaj në këto kushte dhe analizë të detajuar ne duam të lehtësojmë barrën familjeve vendosëm që aplikimi për fashën mos të hyjë në fuqi nga 1 tetori. Duhet të kursejmë energji”, tha ai.