Receta e rekomanduar nga ne për vaktin e drekës është mish viçi me salcë kërpudhë.
- Priza.al sjell për ju recetën e plotë e cila gatuhet shpejt dhe do i japë një shije tjetër vaktit tuaj.
- Përbërësit:
- 700gr mishi vici
- 1kg kërpudha champijon
- 2 qepë mesatare, një karotë dhe 2 hudhra
- 3-4 feta beikon(pacetë e tymosur)
- 150gr djathë kaçkavall i grirë
- 100gr pana+150gr salcë kosi
- 1 gotë e vogël vere e bardhë
- 1 tufë e vogël majdanoz
- 1/2 filxhan çaji vaj ulliri. Pak gjalp
- Kripë e piper të zi
Përgatitja:
Si fillim kaurdisni qepën, mishin dhe hudhrat së bashku në një tenxhere ku ndërkohë kërpudhat vendosini në një tavë me pak gjalpë.
Më pas hidhini ato në një tavë dhe vendosini në furrë me temperaturë prej 180 gradë dhe lërini të gatuhen prej 20-30 minuta.
Pasi përbërësit të kenë avulluar shtoni gotën e verës dhe kërpudhat duke shtuar beikon, djathin kaçkavall, majdanoz ,si dhe panën me salcën e kosit.
Përziejeni mirë dhe lëreni të piqen në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.
Ju bëftë mirë!