Nga brune në bionde, Eros Grezda prezanton të dashurën e re

Futbollisti i njohur Eros Grezda, ka lënë pas historinë e tij me supermodelen Oriola Marashin. Ai ka nisur një romancë të re me Ajsel Abazin. E dashura e re e Grezdës nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi ajo ka lidhje familjare me aktoren Almeda Abazi. Ajsel është kushërira e moderatores.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në profilin e tij në ‘Instagram’ ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me Ajsel Abazin.

Nuk dihet se ku janë njohur çifti, por Ajsel jeton në Turqi, ndërsa Grezda luan me skuadrën ‘Manisa’ të Turqisë. Kujtojmë se Oriola dhe Grezda i dhanë fund marrëdhënies pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e këtij të fundit. Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, shprehej Eros.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *