Amnistia fiskale, Meta: Rama e ka kthyer vendin në një bazë për aktivitetin kriminal

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me amnistinë fiskale.

Meta tha se qeveria duhet të tërhiqet nga ky projektligj, pasi do të nxitet më tepër ekonomia informale.

Sakaq shtoi se imazhi i shqiptarëve do të cënohet dhe përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar do të minohet.

“Rama të tërhiqet nga amnistia fiskale. Biznesi i ndershëm do falimentojë, do të nxitej më tepër ekonomia informale. Amnistia është projektuar nga bota e krimit. Do të minohet përpjekja për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria tashmë nga kjo qeveri është kthyer në një bazë për aktivitet kriminale, do dëmtohet rëndë bashkëpunimi me vendet partnere. Imazhi i shqiptarëve do cënohet, mbështes shqetësimet e ngritura në lidhje me amnistinë fiskale. Rama mos të minojë më tepër integrimin. Shqiptarët nuk do të komprometohen në këtë krim, Rama të heqë dorë nga kjo nisëm. T’i kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe të nxisë punën  e ndershme. Prioritet duhet të jetë arsimi dhe jo krimi”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *