Tërheqja e qeverisë për fashën 800 KW/ Meta: Përmes faturave Rama do të vidhte 4-fish shqiptarët

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tërheqjen e qeverisë për fashën prej 800 KW, ku pritej që çmimi i energjisë elektrike të rritej.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se qëllimi i qeverisë me kryeministër Edi Rama ka si qëllim varfërimin e shtresës së mesme.

Sakaq theksoi se vjedhja që pritet të bëhej përmes faturave të energjisë do të ishte e lartë.

“Kjo ishte e qartë, vjedhje nga ana e qeverisë, në kurriz të bizneseve, sipërmarrjes. Është frikë përpara zgjedhjeve. Këto synojnë të krijojnë pasiguri, panik, shantazh dhe shpesh për t’i fyer qytetarët e këtij vendi si njerëz të cilët nuk kanë sy, vesh e kujtesë dhe nuk kanë dinjitet. Kjo kohë pa përfunduar. Opozita do të vazhdojë më tej misionin e saj. Kur ngrihet populli bien çmimet. Vjedhja e që planifikonte Rama përmes faturave të energjisë ishte e 4-fishtë. Rama kërkon varfërim të shtresës së mesme, të ligjërohet aktiviteti kriminal. Krimi, droga po përkrahet nga qeveria. Kjo është politika e Ramës. Shtresa e mesme garanton integritet”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *