Berisha akuza Ramës: Tallet me qytetarët, do të mbulojë vjedhjet që bën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon konferencën e përjavshme me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Edi Rama po i vjedh dhe po i tall çdo ditë qytetarët dhe kjo gjë shihet më së mirë me dy projektet që ka bërë. Berisha thekson se instalacioni në oborrin e kryeministrisë, prej 4 mln eurosh dhe satelitët prej 6 mln dollarësh janë një akt i papërgjegjshëm dhe më këtë ai do të mbulojë vjedhjet që bën.

“Edi Rama pasi i vjedh çdo ditë në mënyrë të pangopur qytetarët, ka filluar t’i tallë ata me përçmim, dhe një akt i tillë është qëndrimi i tij që ka bërë me dy projkte. Një, instalacioni në oborrin e kryeministrisë, prej 4 mln euro.

Një mashtrues ordiner, pasi deklaroi se nuk jap llogari. Ai duhet të japë llogari për çdo qindarkë. Për paratë e tij si kërkon kush llogari, por për qytetarët dhe taksat e tyre po. Akt cinik, jashtë cdo lloj imagjinate.

Së dyti kontrata e satelitëve. Në një akt tallje, cinikje tha se na duhen pasi nuk ka kushëri, halla apo teze që fshehin kullat. Akt i papërgjegjshëm, do të mbulojë vjedhjet që bën. Njeriu që ka burgosur në emër të shtetit shumë qytetarë dhe kaçuar për ndjekje penale mijëra të tjerë. Vetëm një kryeminitër i kapur dhe që është investitor në këto ndërtime pa leje, i lejon vetes të shkelmojë kodin penal. Të shkelmojë kushtetutën dhe të nxjerr në vendim të amnistojë pallatet pa leje në qendër të Tiranës.

Me 6 mln dollarë për satelitë, ti tregon urrejtje dhe përçmim ekstrem për qytetarët shqiptar. Jam këtu për ta dënuar me ashpërsinë më të madhe. Për instalacione dhe satelitë në një kohë kur njerëzit po vuajnë për shkak të rritjes së çmimeve”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *