“Nuk ka lidhje me emigrantët”, Berisha: Ai deputet që voton amnistinë fiskale, ka votuar krimin

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Rama nuk i ka votat për të miratuar amnistinë fiskale, duke shtuar që ai deputet që e voton atë ka votuar krimin.

Berisha tha se për amnistinë fiskale po bën lobim krimi dhe se nuk ka lidhje me emigrantët dhe të ardhurat e tyre. Ai shton se ky është një spekulim dhe bëhët fjalë për kartelat e drogës me të cilat ai është lidhur dhe po i dalin në dritë dita-ditës.

“Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës ka votuar krimin, krimin dhe vetëm krimin.

Rama nuk ka votat për amnistinë dhe absolutisht është tërësisht lobim i krimit, nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Emigrantët ato para që i kanë i investojnë në vendin e tyre ku janë apo në Shqipëri, nuk kanë asnjë vështirësi t’i sjellin. Ky është një spekullim këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai ëshë i lidhur dhe po dalin ditë për ditë, ai nuk mund ta kalojë atë amnisti”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *