Emri që do të shoqërojë Bora Zemanin në prezantimin e “Dancing With the Stars” është gazetari dhe moderatori i njohur Eno Popi. Pas një pauze nga ekrani, Eno rikthehet sërish me këtë projekt të ri. Hera e fundit që moderatori u shfaq në ekran, ishte në finalen e “Big Brother Vip”, ku prezantoi surprizën për fituesin e realityshow-t, Ilir Shaqirin.
Në emisionin “Wake Up”, Eno ka folur për bashkëprezantimin me Borën si dhe emisionin që do të moderojë paralelisht me “Dancing With the Stars”.
“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli”, u shpreh Eno Popi.
“Me ‘DWTS’ paralelisht do të nis një tjetër projekt. Është shumë interesat, është program i fokusuar te sipërmarrja, idetë e të rinjve. Janë dy gjëra që i kam marrë me shumë dëshirë, por i kam marrë me shumë impenjim”- vijoi duke thënë moderatori.