Seanca ndaj Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka përfunduar.
Burime për median bëjnë me dije se Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjeve dhe rishqyrtim të akteve të ekspertizës.
Mësohet se vendimi ndaj tij do të jepet ditën e hënë, rreth orës 12:45.
Kujtojmë se Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasje me armë vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur dhe 3 persona të tjerë.
Paplekja, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.