Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me tërheqjen e qeverisë për fashën 800 KË.
Tabaku në ‘Facebook’ shkruan se ky nuk është lajm i mirë për shqiptarët, pasi çmimi i energjisë rrezikon të rritet muajin e ardhshëm.
Sakaq thekson se qeveria duhet të kurseje e të mos paguajë kontratat korruptive.
“Tërheqja e qeverisë nuk është një nderi i madh, pasi fasha mund të vendoset muajin tjetër. Nëse kësaj fature do t’i shtohen dhe rritjet e tjera, atëherë do të jetë të mbitaksuar. Nuk i bëri nder që e tërhoqi me një muaj, tregoi që vendimi është abuzim. Duhet të kursejmë, por qeveria vetë a po kursen? A po hiqet dorë nga faturat abuzive? Kursimet e qeverisë mund të shërbenin për të përballuar krizën. Çmimi i energjisë po rritet, ndaj dhe duhet të diskutohen masat. Pse nuk është bërë asnjë investim për të vendosur TEC-të në Vlorë? Pse dështoi në 8 vite qeveria për të tërhequr investimet strategjike. Ka abuzime ndaj çmimi i energjisë rritet”, tha ajo.