Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dhënë fund sot përballjes mes kryebashkiakut Erion Veliajt dhe anëtares së PD, Adriana Kalaja.
GJKKO ka shpallur të pafajshëm Veliajn, duke rrëzuar pretendimet e juristes Kalaja, e cila e kishte paditur për shpifje.
Kalaja akuzonte Veliajn si mashtrues dhe njeri që nuk respekton institucionet e drejtësisë.