Bitcoin është kriptomonedha më e njohur në botë, por një studim i ri sugjeron se ndikimi i tij mjedisor nënvlerësohet. Në një studim të ri, akademikët në SHBA kanë paraqitur dëmtimet klimatike të lidhura me energjinë nga aktiviteti njerëzor në pesë vitet e fundit, duke përfshirë prodhimin e Bitcoin.
Prodhimi i Bitcoin përdor më shumë energji në vit se gjithë Austria dhe është më e kushtueshme për mjedisin se nxjerrja e metaleve të çmuara si ari dhe bakri. Në vend që të konsiderohet si ‘ari dixhital’, Bitcoin duhet të krahasohet me produkte me energji intensive si mishi i viçit, gazi natyror e nafta e papërpunuar.
Studimi i ri është udhëhequr nga studiues në Universitetin e New Mexico dhe publikuar në Scientific Reports. “Ne nuk gjejmë asnjë provë që nxjerrja e Bitcoin po bëhet më e qëndrueshme me kalimin e kohës”, tha autori i studimit, profesor Benjamin A. Jones në Universitetin e New Mexico.
“Rezultatet tona sugjerojnë të kundërtën, prodhimi i Bitcoin po bëhet më e dëmshme për klimën me kalimin e kohës. Me pak fjalë, gjurmët mjedisore të Bitcoin po lëvizin në drejtimin e gabuar. Bitcoin ka konsumin më të madh të energjisë nga të gjitha kriptovalutat sepse është më e përdorura, sipas Ian Silvera.