Babai i Haaland dhe fraza ironike për të ardhmen e tij në Serie A: “Shumë skuadra të ndryshme kërkuan shërbimet e tij”

Në listën tonë menduam se Manchester City ishte skuadra më e mirë. Bayern Munich ishte numri dy, Real Madrid numri tre, PSG numri katër … Ekipet e tjera angleze, të cilat po ecin mjaft mirë, e donin, si Liverpool dhe Chelsea. Përveç kësaj aty ishte Barcelona.

Të gjithë ishin pak a shumë në të njëjtin nivel për ne…”. Këto janë fjalët e Alfie Haaland, babait të Erling, të publikuara për dokumentarin ‘Haaland, vendimi i madh’ dhe të raportuara nga Times. Babai i sulmuesit të Manchester Cityt foli sesi zgjodhi të pranonte ofertën e ‘qytetarëve’ por u fokusua edhe tek e ardhmja e lojtarit.

Haaland dhe e ardhmja

“Unë mendoj se Erling dëshiron të testojë aftësitë e tij në të gjitha kampionatet. Pastaj ai mund të qëndrojë atje për 3 ose 4 vjet më së shumti. Mund të jetë, për shembull, 2 vjet e gjysmë në Gjermani, 2 vjet e gjysmë në Angli dhe pastaj në Spanjë, Itali, Francë, apo jo? shpjegoi Alfie Haaland.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *