Nëse ai bën këto 5 gjëra, duhet të filloni të dyshoni te dashuria që ka për ju

Ai ju shkruan vetëm gjatë fundjavës, zakonisht në orë të vona

Nëse nuk kujtohet për ju gjatë javës, as edhe me një mesazh të thjeshtë “Si të shkoi dita?”, por vetëm në fundjavë, vonë, pasi ka dalë me miqtë e tij… na vjen keq, por ai po luan fuqishëm me ju. Në mendjen e tij, ai i ka mbaruar të gjithë njerëzit e rëndësishëm, ndaj kujt i erdhi radha? Oh, asaj vajzës që rri dhe pret mesazhet e tij. Mos e lejoni veten të bëheni një “kalim kohe” për dikë. Askush nuk duhet të jetë në një situatë të tillë.

Ai ju shkruan vetëm kur është i dehur

Dua Lipa e ka thënë mirë: “Don’t pick up the phone / You know he’s only callin’ ’cause he’s drunk and alone” – “Mos e ngri telefonin / Ti e di që ai po të merr vetëm sepse është i pirë dhe i vetmuar”. Mos i kushtoni rëndësi dikujt që kujtohet për ju vetëm kur ndihet vetëm.

Ai ju flet për vajza të tjera

Një nga gjërat më të parespektueshme që mund të bëjë një mashkull, është të flasë për femra të tjera kur është prezent me ty. Nuk po flasim për shoqe të tij, nuk duhet të jeni xheloze të sëmura, por nëse ai flet në mënyrë seksuale për një femër tjetër, a ka vërtet nevojë për shpjegim?

Ai nuk ju prezanton me miqtë e tij

Kjo shenjë është një flamur i madh i kuq në fytyrën tuaj. Nëse ai ju fsheh sikur t’i vijë turp nga ju, ashtu siç ne fshehim një njollë në bluzë, si mund ta lejoni t’ju trajtojë në mënyrë të tillë?

Duhet të kryeni marrëdhënie seksuale sa herë dilni me të

Kujtohuni kur ka qenë hera e fundit që thjesht keni dalë me të? Takimi i parë? I dytë? Që kur keni kyer marrëdhënie seksuale bashkë, ai nuk njeh më vende të tjera për t’ju çuar, përveçse në shtrat. Mos e lejoni t’ju trajtojë si kukullën e tij personale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *