Ukraina po aplikon për t’u anëtarësuar në NATO në mënyrë të përshpejtuar. Kështu deklaroi presidenti i vendit Volodymir Zelensky në një video-mesazh.
“De facto ne tashmë kemi marrë rrugën për në NATO. De facto ne tashmë kemi dëshmuar pajtueshmërinë me standardet e Aleancës.
De fakto. Sot Ukraina po aplikon për të bërë këtë de-jure. Ndjekja e një procedure që përputhet me rëndësinë tonë për mbrojtjen e të gjithë komunitetit tonë.
Ne po bëjmë hapin tonë përcaktues duke nënshkruar aplikimin e Ukrainës për pranim në NATO në
mënyrë të përshpejtuar”, thuhet në deklaratën e Zelenskyt.
Ky veprim vjen menjëherë pasi Vladimir Putin deklaroi sot aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Uashingtonit zyrtar kanë deklaruar vazhdimisht se në këtë fazë nuk po shqyrtohet mundësia e hyrjes së Ukrainës në NATO.
Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se aleanca nuk do të braktisë kurrë politikën e saj të “derëve të hapura” dhe nuk përjashtoi që Kievi mund të përpiqet t’i bashkohet organizatës në të ardhmen.