Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ ka rrëzuar kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës, duke lënë në fuqi tabelën përfundimtare të rezultateve që ishte miratuar më herët nga KQZ.
Forcat politike të opozitës kishin kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, me pretendimin e manipulimit dhe blerjes së zgjedhësve, por kërkesa e tyre është rrrëzuar, për shkak se sipas KAS mungonin provat.
Më herët gjatë ditës së sotme KAS vendosi rinumërimin e 114 kutive, nga 277 që ka qarku i Beratit në total. Opozita pritet që ta çojë në Kolegjin Zgjedhor ankimimet për vendimet e dhëna nga KAS.