Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë nga Rusia.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Ministria shkruan se Shqipëria dënon referendumin e rremë nga Rusia dhe se nuk do t’i njohë rezultatet e saj.
Postimi i plotë:
Shqipëria ?? dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia ?? në Ukrainë ?? dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.
Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së ?? dhe ligjit ndërkombëtar.