Covid-19/ MSH: 48 qytetarë pozitivë dhe asnjë humbje jetë në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet e infektimit nga virusi Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 48 qytetarë dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

Sakaq janë shëruar 47 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,980 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 670 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetarë në Shkodër, Dibër, Lushnje, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

Janë 506 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,980 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Shtator 2022)

  • Raste të reja ditore                4
  • Të shëruar në 24 orë             51
  • Të shtruar në spitale             4
  • Humbje jete në 24 orë           0
  • Testime ditore                     670
  • Testime totale                   1,981,596
  • Raste pozitive                      331,075
  • Raste të shëruara                  326,980
  • Raste Aktive                             506
  • Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                    254
  • Elbasan                   44
  • Fier                           44
  • Vlorë                         36
  • Durrës                     23
  • Gjirokastër                23
  • Dibër                           22
  • Lezhë                        21
  • Shkodër                 13
  • Berat                           10
  • Korçë                         10
  • Kukës                          6

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *