FORMULA 1/ Makina merr flakë në bokse, piloti Gasly largohet në momentin e fundit…

Makina Alpha Tauri e Pierre Gasly, gjatë provave të lira në cirkuitin e Singaporit, mori flakë papritur teksa piloti francez ishte në bokse. Në fakt, gjithçka ishte nën kontroll me mekanikët, që po shoqëronin makinën së bashku me pilotin në brendësinë e bokseve, teksa po zhvillohej sesioni i dytë i provave të lira në Singapor.

Por, pjesa e pasme e Alpha Taurit mori flake, ndërsa Gasly mundi të largohej nga makina në limite pa pësuar dëme. Për fat të mirë mekanikët u treguan të shpejtë dhe e fikën menjëherë zjarrin ndërsa në ndihmë erdhën edhe mekanikën e Aston Martin të gjendur aty pranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *