Alpinistja e njohur Mrika Nikqi së fundmi ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj personi është shtetasi me inicialet F.B. Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, 27 shtator në qendër të Pejës. Sipas saj, personi i cili e ka sulmuar është identifikuar nga autoritetet me iniciale F.B., i cili më pas është arrestuar. E reja nga Kosova shprehet se është në gjendje të rëndë psikologjike dhe emocionale.
Ajo që bie në sy është dhe indiferentizmi i njerëzve që kalojnë në rrugë në momentin kur djali mundohet të abuzojë me vajzën dhe e dhunon atë. Në video shihet sesi ata kalojnë në rrugë dhe nuk bëjnë pothuajse asnjë reagim për atë që shohim që padyshim është një ngjarje e rëndë.
POSTIMI :
Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !
Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.
Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.
Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.