Mozzik momente të ëmbla me të bijën, “Babi e ka bërë një këngë për mua”

Mozzik i surprizoi të gjithë me projektin e tij të fundit  me titull “Të dua”, dedikuar vajzës së tija Hana. Artisti  ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi publikoi dedikimin e ëmbël për të voglën. Sot ai ka ndarë një video ku shfaqet me Hanën.

Babi e ka bërë një këngë për mua. E ka emrin “Të dua””, thotë Hana. Kur Mozzik e pyet: “Po unë kë dua?”, e vogla e tij i përgjigjet: “Mua!”

Përmes vargjeve reperi rrëfen historinë e komplikuar me Loredanën dhe dhimbjen për shkak se nuk jeton me të bijën.

Mozzik i drejtohet Hanës duke i thënë se nuk do të flasë kurrë për arsyet e ndarjes me Loredanën, “sepse është shumë e rëndë”.

Edhe kur mami të gjejë dikë/mos u shqetëso se nuk ka njeri që më zëvendëson/do të jem babi yt deri sa shpirti të më pushojë”, thotë ai.

Në një mbishkrim në Instagram, Mozzik shtoi se kjo është hera e fundit që ai përmend të bijën në këngë dhe tekste sepse ka vendosur të mos e përfshijë më.

Hana ime e vogël, për momentin e di që nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj që kur të rritesh edhe pak, do e kuptosh. E kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë, do të doja shumë që të mos e hapim si temë asnjëherë. Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta. Të dua më së shumti në botë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *