Zjarr në një pallat në Tiranë/ Policia: Ka vetëm dëme materiale

Mjë zjarr ka rënë në katin  dytë në një pallat në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron”.

Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit I. K., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2022, në rrugën “Lord Bajron”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *