Tirana nuk gjen “qetësi” nga zjarret, shkrumbohet një tjetër banesë

Një tjetër banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në kryeqytet. Konkretisht, bëhet fjalë për një zjarr të rënë në Kamzë, ku ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2022, në Kamzë, në rrugën “Lura”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases N. H., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *