George Clooney dhe Brad Pitt nuk pushojnë së ngacmuari njëri-tjetrin. Në episodin e së enjtes të “The Late Show with Stephen Colbert”, Clooney u pyet se çfarë mendonte për Pitt që së fundi e quajti atë njeriun më të pashëm në botë.
Clooney tha se nuk ishte aq i sigurtë, por më pas i tha Colbert se ishte dakord me Pitt.
“Kam diçka për t’ thënë; edhe unë mendoj se jam mashkulli më i pashëm”, tha Clooney duke brohoritur nga publiku.
Kur Colbert vuri në dukje se ishte mirë prej tij të pajtohej me Pitt, Clooney e quajti mikun e tij”djali i bukur Pitt”.
“Unë do të them se mendoj se përgjigja e tij e parë se kush ishte më i bukuri në botë, ishte vetë ai. Mendoj se dikush i ka thënë; mos e thuaj se ngjan keq. Xhirojmë sërish,”- tha Clooney me shaka.
Dy yjet e “Ocean’s 11” do të ribashkohen në ekran në një film për Apple, në të cilin ata do të luajnë “fiksuesit” (person që kryen detyra për një palë tjetër ose është i zoti në zgjidhjen e problemeve për të tjerët), të cilëve u është caktuar e njëjta punë. Por titulli i filmit ende nuk dihet.