Shpërthen vullkani në Itali. Turistët shijojnë pamjet spektakolare

Stromboli, një vullkan i cili ndodhet në ishullin e vogël me të njëjtin emër, në veri të Siçilisë, është një nga vullkanet më aktiv në botë dhe i famshëm për shpërthimet e tij të rregullta që hedhin lavë me ngjyra të ndezura.

https://youtu.be/BOnUH322yaw

Mediat vendase kanë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit ku duket tymi i shkaktuar nga krateri i vullkanit dhe lava shkaktoi rrëshqitje të dheut.

Vullkani është nën kontrollin e vazhdueshëm të ekspertëve, vullkanologëve dhe mbrojtjes civile, të cilët njoftuan mundësinë e një shpërthimi të ri disa ditë më parë. Ndërkohë shumë turistë që ndodheshin në ishull ishin të interesuar për të parë pamjet e ofruara nga fenomeni.

Skajet e kraterit të tij janë në një lartësi prej 900 metrash dhe thellësia e kraterit është midis 1.300 dhe 2.400 metra nën sipërfaqen e detit.

[Burimi “Messaggero”/ pwrshati në shqip “Priza.al”]

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *