Ndërtimet pa leje/ Rama: U kallëzuan kryetarë bashkish të PS

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë bashkëbisedimit me qyterët në Facebook, ka deklaruar se janë kallëzuar para drejtësisë edhe kryetarë bashkisë që vijnë nga radhët e PS-së për ndërtimet pa leje.

Po ashtu ai sulmuar edhe prokurorët dhe gjyqtarët, teksa tha se dosjet për ndërtimet kanë zënë myk në organet e drejtësisë.

“Ky është rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar të futemi me ligj për të vepruar në mënyrë të atillë që të mos futet asnjë gjykatës i korruptuar në mes. Sepse kemi pritur e pritur. Meqë thonë nuk i sheh njeri, por inspektorati kombëtar ka kallëzuar penalisht në gjithë këtë periudhë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkie e komunash, jo vetëm të palës tjetër por edhe të PS, 12 drejtorë urbanistike në bashki, 25 kryeinspektorë të inspektoratit të mbrojtjes së territorit, 2 drejtor rajonal ALUIZNI, 4 anëtarë të këshillit të rregullimit të territorit. Janë këtu me emra dhe mbiemra. Pyetja është sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit?
Asnjë, të gjitha dosjet i ka zënë myku nëpër prokuroria”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *