Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës/ Turqia: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

Turqia ka hedhur poshtë aneksimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia të shtunën, duke e quajtur vendimin një “shkelje të rëndë” të ligjit ndërkombëtar, shkruan “The Guardian”.

Ministria e Jashtme tha se nuk e ka njohur aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, duke shtuar se kundërshton vendimin e Rusisë për të aneksuar Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme:

“Ky vendim, i cili përbën shkelje të rëndë të parimeve të përcaktuara të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet. Ne ritheksojmë mbështetjen tonë për zgjidhjen e kësaj lufte, ashpërsia e së cilës vazhdon të rritet, bazuar në paqen që do të arrihet përmes negociatave”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *