Ky është Flori Beqiraj, personi që sulmoi seksualisht alpinisten në Pejë

Viktima e një sulmi seksual në Pejë, ishte alpinistja Mrika Nikqi, e cila publikoi një video ku shihet duke u sulmuar seksualisht nga një person në mes të rrugës.

Pamjet tronditën opinionin publik ndërsa personi në fjalë u identifikua. Ai është Flori Beqiraj, ndërsa Nikqi ka treguar se është anëtar i një familjeje të njohur në Pejë. Mrika Nikqi thotë se ky rast ka bërë që ajo të jetë në gjendje të rëndë emocionale.

“Pas identifikimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual” nga neni 229, të “Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Flori Beqiraj është punonjës në një kompani sigurimesh, ndërsa drejtori i kompanisë ka treguar se po pret vendimin e Gjykatës, për të shkëputur marrëdhëniet e punës me Florin.

https://www.priza.al/2022/09/30/sulm-seksual-ndaj-alpinistes-nga-kosova-behet-publike-nje-video/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *