Ishte shpallur në kërkim për keqtrajtim të miturish, arrestohet 52-vjeçari

52-vjeçari i shpallur në kërkim për keqtrajtim të miturish është arrestuar nga policia e Fierit.

Uniformat blu bëjnë me dije se Gjykata e Apelit Vlorë ka dënuar 52-vjeçarin me 6 muaj burg për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim I. K., 52 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *