Një person ka rënë në prangat e policisë së Korçës dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Burime për mediat bëjnë me dije se L. M., 36 vjeç është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë:
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 36 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në qytetin e Bilishtit, u kap duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen Golf”, në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. L., 24 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, Pogradec, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën Pogradec-Tushemisht, duke drejtuar një motomjet pa targa dhe pa leje, ka humbur kontrollin dhe për pasojë kjo shtetase është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. T., 43 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas në dalje të qytetit të Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për dhënien e dokumentacionit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një shkop bejsbolli.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi ushtronte një aktivitet privat (bar-kafe), i papajisur me dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.