Ndahet nga jeta ikona e basketbollit pogradecar

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare ish-trajneri i basketbollit, Stasi Vako.

Vako ishte një nga ata njerëz që kontribuan shumë për këtë sport, duke filluar që nga viti 1961. Ai nxorri mjaft talente, të cilët spikatën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë që në vitin 2003, Bashkia Pogradec i dha titullin e nderit “Krenaria e qytetit”. Në vitin 1981 ekipi i Pogradecit për vajza do të shpallej kampion dhe më pas në vitin 1994 sërish kampion me ekipin e djemve.

Me ikjen e Tasit, siç e njihet gjerësisht, basketbolli ka humbur trajnerin e njohur që mbeti një jetë të tërë aty në parket. Aq sa vitet e fundit kishte dëshirë të stërviste edhe fëmijët e sportistëve me të cilët bëri historinë e basketbollit pogradecar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *