Granit Xhaka ishte protagonist në fitoren që Arsenali arriti në derbi përballë Totenhemit, duke realizuar golin e tretë në fitoren 3-1 që ekipi i Artetës mori përballë skuadrës së Kontes.
Për mesfushorin shqiptar erdhën shumë lëvdata, pasi paraqitja e tij në ndeshje ishte fantastike.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Aleksandër Lakazet, ka zgjedhur t’i drejtohet në shqip Xhakës, duke postuar një foto nga goli i tij dhe ku shkruan: “Vllau jem”.
Marrëdhënia mes Xhakës dhe Lakazet ka qenë përherë e mirë dhe shoqëria mes tyre vazhdon, pavarësisht se nuk janë më në të njëjtën skuadër.