Interi pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat, këtë herë në shtëpi ndaj Romës me shifrat 1-2.
Zikaltërit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e dhjetë me Xhekon, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, nënkampionët e Italisë kaluan në avantazh pas 30 minutash lojë, kur Barela dha një asist për Di Markon.
Një goditje perfekte e Dybalas gjen rrjetën në minutën e 39, duke bërë që Roma të barazonte rezultatin.
Kristjan Asllani lëshoi një predhë në minutën e 67, duke çuar topin shumë pranë portës.
Roma përmbysi shifrat në minutën e 76. Pelegrini dërgoi një kros për Smolling, i cili çoi në festë tifozët mysafirë me golin e tij. Kristjan Asllani, në ndeshjen e tij të parë si titullar la fushën e lojës.
Ndërkohë në krahun tjetër, Marash Kumbulla ishte në në stol dhe shijoi këtë sfidë nga pankina.
Asnjë ndryshim shifrash deri në përfundim të ndeshjes, me ekipin e Inzagit që zbret në vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Roma mban vendin e katërt me 16 pikë.