Nuk janë të pakta rastet konsiderojmë si fajtore për numrin e shtuar në peshore ngadalësimin e metabolizmit dhe jo pjatën me spageti që hëngrëm, as gjellet që shijuam një natë më parë me shoqërinë tonë.
Megjithatë, ky besim, sipas të dhënave të kërkimeve të fundit, është i gabuar, pasi metabolizmi ynë nuk ndryshon nga mosha 20 deri në moshën 60 vjeçare.
Studim në shkallë të gjerë u bazua në të dhënat nga më shumë se 6,400 pjesëmarrës të të gjitha moshave nga foshnjëria deri në moshën 95 vjeç, duke kombinuar prova nga 40 vjet kërkime.
Si funksionon metabolizmi
Procesi i metabolizmit ndodh kur trupi ynë zbërthen ushqimin dhe e kthen atë në energji.
Pra, sipas gjetjeve të hulumtimit të fundit, ky proces me të vërtetë po ndryshon, por jo në mënyrën se si kemi menduar deri më tani.
Studiuesit mendonin se metabolizmi ynë ngadalësohet kur mbushim moshën 40 ose edhe 30 vjeç dhe se burrat kanë një metabolizëm më të shpejtë në krahasim me gratë.
Por pse shtojmë kilogramë nga mosha 40 vjeç e sipër?
Shpesh gabojmë duke ia atribuar shtimin në peshë metabolizmit të ngadaltë, por në realitet duhet të kemi parasysh faktorë të tjerë që ndikojnë si zakonet tona .
A stërviten më rrallë dhe lëvizni më pak ndërsa punoni më shumë dhe flini më pak?
Përveç kësaj, nuk duhet të injoroni disa probleme shëndetësore që mund të kenë lindur si diabeti i tipit 2, hipotiroidizmi dhe sindroma e vezores policistike. Faktorë të tjerë që kontribuojnë në shtimin e peshës janë gjumi i shqetësuar, stresi dhe medikamentet.
Përsa i përket femrave, ato janë seksi “më i dobët” në shtimin e peshës, pasi rëndohen më shumë nga lindjet e përsëritura. Përveç kësaj, menopauza është një kohë ndryshimi për gratë që mund të reflektohet në peshë.