Bandat kriminale shqiptare po sigurojnë kokainë dhe heroinë me çmime konkuruese për tregun italian falë lidhjeve në Amerikën Latine.
Kështu thuhet në raportin e Antimafias në Romë, të dorëzuar në Senatin italian ku theksohet se shqiptarët vazhdojnë të transportojnë edhe marijuanë përmes detit në vendin fqinj. Dokumenti citon edhe sekuestrimin e 18 milionë eurove që po pastroheshin në një bankë në Tiranë.
Antimafia italiane ka prezantuar në Dhomën e Senatit raportin e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021 ku thekson se grupet kriminale shqiptare kanë marrëdhënie të qëndrueshme me organizatat kriminale mafioze italiane. Sipas dokumentit, ato kanë gatishmëri për të ofruar lëndë narkotike me çmime konkurruese.
Korrieri shqiptar kapet me 20 kg kokainë në mjetin me targa gjermane, e tradhëtoi fytyra para policisë italiane.
Vitin e kaluar sipas Antimafias, shqiptarët janë në gjendje të qarkullojnë sasi të mëdha kokaine dhe heroine falë bashkëpunimit me shqiptarë të tjerë të pranishëm kryesisht në Shqipëri si dhe në Amerikën Latine dhe vende të tjera të Europës. Por, sipas dokumentit italian grupet kriminale shqiptare janë të përfshira edhe në menaxhimin e transportimin përmes detit të ngarkesave të mëdha të marijuanës, vend prodhues i të cilës është Shqipëria.
Në raport evidentohet operacioni i nëntorit 2021 i kapjes së 18 milionë euro për qëllim riciklimi në një bankë shqiptare në Tiranë e për llogari të sipërmarrësit italian i dënuar për bashkëpunim mafioz.
Francesco Zummo, 90 vjeç, i konsideruar sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane Cosa Nostra që në kohën e Totto Riinas dhe Bernardo Provenzanos është akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.
Në periudhën kohore marrë në analizë, krahas masave të kryera si pjesë e aktiviteteve hetimore të lidhura, vihet re arrestimi dhe sekuestrimi të rreth 31 milionë eurove, 13 prej të cilave të depozituara në një fond banke në Nassau (BHS) dhe 18 në një institucion krediti në Tiranë të paguara nga sipërmarrës i njohur palermitan Zummo dhe kontabilisti i tij Fabio Petruzello.
Në këtë raport shkruhet se të arrestuarit në thelb duke përfituar nga dështimi i procedurave të letërporosive ndërkombëtare, kërkonin të zhvendosnin kapitalin e madh në rastin e fondeve të transferuara në Shqipëri. Gjithashtu në raport theksohet niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri që ka favorizuar aktivitetin kriminal te grupeve shqiptare.
DIA italiane ka bërë me dije se në këtë periudhë kohore ka kapur 177 kriminelë të shpallur në kërkim, ka ekzekutuar 1325 operacione, ka vënë nën arrest 11 478 persona, e i ka sekuestruar grupeve kriminale e mafioze pasuri mbi 7.5 miliardë euro.