Forcat ruse kanë sulmuar ditën e sotme një autokolonë në Kharik që po evakuonte civilët në verilindje të Ukrainës. Nga ky sulm mësohet se kanë mbetur 24 viktima, mes të cilëve 13 ishin fëmijë dhe një grua shtatzënë.
“Lajmet që vijnë nga zyrat tona në Kharkiv ku sot 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë u vranë në rajonin e Kharkiv janë të tmerrshme. Zemrat dhe mendimet tona janë për familjet e prekura në mënyrë dramatike.
Kjo luftë vazhdon të korrë viktima të pafajshme, shpresa dhe ëndrra të shumë vajzave dhe djemve. Si në muajt e parë të luftës, Italia dhe e gjithë bota duhet të kthehen në rrugë dhe të bërtasin mjaft nga ky shkatërrim”, tha Andrea Iacomini, zëdhënës i Unicef-it në Itali.