Greqi/ E lidhi me zinxhirë dhe e përdhunoi për 5 ditë, arrestohet 58-vjeçari

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi në Nea Jon të Greqisë ku një 38-vjeçare përjetoi momente tmerri për pesë ditë me radhë, pasi u mbajt e lidhur dhe u abuzua seksualisht me dhunë nga partneri i saj.

Mediat greke raportojnë se partneri i saj 58-vjeçar e mbajti të lidhur gruan me zinxhirë për të paktën pesë ditë.

Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë. Pasi policia ka gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën. I pyetur nga policia se çfarë “po ndodh këtu”, autori është përgjigjur “gjithçka është në rregull”. Policia, megjithatë, pa një grua brenda në shtëpi, e cila reagoi menjëherë duke bërë shenja.

Pas kontrollit të policisë në shtëpi, ndër të tjera u gjet një karabinë, për të cilën 58-vjeçari kishte leje, si dhe një armë ushtarake. 58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje, sulmit seksual, ndërsa ai mohoi akuzat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *