Një nga tragjeditë më të mëdha që ka shënuar ndonjëherë fusha e sportit ka ndodhur në Indonezi. Numri i viktimave nga përplasjet në një ndeshje futbolli mes Arema dhe Persebaya Surabaya në Java Lindore ka shkuar në 174, ndërsa fillimisht u raportua 129.
Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, tragjedia ka ndodhur pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, në të cilën fituese doli Persebaya Surabaya. Tifozët pushtuan stadiumin dhe policia përdori kimikate për t’i zmbrapsur, duke shkaktuar panik.
Rezultati ishte se dhjetëra njerëz u shkelën deri në vdekje ose vdiqën nga mbytja ose lëndimi i rëndë.
Gati 180 persona u plagosën nga paniku i shkaktuar, ndërsa një zyrtar i lartë në vend zbuloi se numri i spektatorëve e tejkaloi kapacitetin e stadiumit me rreth 4000 persona.