Bora Zemani ishte një nga personazhet e parë që është ftuar në programin “Më lër të flas”. Bora përveç programit “Dancing with the Stars” ka kujtuar edhe kohën kur punonte me vëllezërit Veshaj. Ajo ka thënë se ajo periudhë ka qenë edhe e bukur edhe e lodhshme njëkohësisht.”Ne më shumë shaheshim, nuk ja bënim qejfin njëri-tjetrit dhe për këtë i kishte fajet Romeo. Sepse ai vonohej gjithnjë dhe për këtë fakt ai flinte shpesh në zyrë”, është shprehur moderatorja.Me këto detaje Bora konfirmoi fjalët e Einxhel Shkirës, e cila kur ishte në Big Brother theksoi faktin që vëllezërit Veshaj përveçse ishin jo korrekt me pagesat ishin gjithashtu jo korrekt edhe me oraret.
Einxhel kishte të drejtë? Bora Zemani: Romeo vonohej gjithnjë dhe flinte shpesh në zyrë
Leave a comment