Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen në fshatin Dom të Klosit.
Të afërmit e familjes së cilëve iu grabitën 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë brenda banesës, rrëfejnë se 5 persona të maskuar dhe të armatosur kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë vjedhur shumën e parave.
E rëndë bëhet akoma dhe më shumë situata, pasi grabitësit i kanë shkaktuar djalit të familjes fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nënës po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.
“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tregoi një prej të afërmve.